Cineplexx, po vazhdon që te jetë vendi ku zbarkojnë premierat botërore dhe vendi ku mund të kalojmë momente të paharrueshme me më të dashurit tanë. Veç premierave botërore, Cineplexx në kuadër të ngjarjes “Ladies Night”, po vazhdon që të sjell shumë shpërblime për pjesëmarrësit.
Këtë të enjte, 29 dhjetor, duke filluar nga ora 19:00, në të dyja lokacionet, në Prishtinë dhe Prizren, në ekranin e Cineplexx do të shfaqet komedi – romanca ‘Shotgun wedding’. Të pranishmit do të kenë mundësi gjithashtu që të fitojnë edhe shpërblime si Gift Cards dhe dhurata të tjera me vlerë të lartë.
Ndryshe, ‘Shotgun Wedding’ sjell aktorët Jennifer Lopez dhe Josh Duhamel, që portretizojnë Darcy dhe Tom. Ata të dy mbledhin familjet e tyre të dashura, por me shumë opinione për dasmën e tyre që po e organizojnë në një ishull, pikërisht kur çifti fillojnë të ftohen nga njëri tjetri. Dhe nëse kjo nuk do të mjaftonte si një kërcënim për festë, papritur jeta e të gjithëve është në rrezik pasi të gjithë të ftuarit merren peng nga një grup piratësh të rrezikshëm.
Biletat për në Cineplexx, mund të blihen online përmes aplikacionit Cineplexx KS (iOS dhe Android) apo në kinema nga ora 15:00. Oraret e filmave mund t’i gjeni në www.cineplexx-ks.eu.