Duke parë rëndësinë e vetkujdesit, më 24 korrik të vitit 2011, Fondacioni Ndërkombëtar i Vetkujdesit (ISF) filloi të shënojë “Ditën Ndërkombëtare të Vetkujdesit”, për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e vetkujdesit, duke përfshirë mirëqenien fizike, mendore dhe emocionale.
Motoja e sivjetme, për të shënuar këtë ditë, është “Premtimi për të praktikuar kujdesin ndaj vetes”.
Mos harroni, se një shoqëri e shëndetshme fillon vetëm kur çdo individ në komunitet, së pari, kujdeset për veten e tij.