“Qasja dhe Siguria” është slogani i këtij viti, për të shënuar “Ditën Ndërkombëtare të Vajzave në Teknologji” e cila ka për qëllim që vajzat të kenë mundësi të qasen në teknologji, në mënyrë të sigurt. Nëse gratë nuk janë në gjendje të hyjnë në internet dhe të ndihen të sigurta në internet, për pasojë ato nuk do jenë në gjendje të zhvillojnë aftësitë e nevojshme digjitale dhe të angazhohen në hapësirat digjitale.
“Fatmirësisht, kohëve të fundit edhe në Kosovë, inkuadrimi i grave në teknologji ka qenë i kënaqshëm”, kështu tha për Radio KFOR-in, Shefe Ekzekutive e Akademisë “jCoders” Besarta Muhaxheri, e cila më tej në lidhje me inkuadrimin e vajzave në teknologji tha : “Akademia “jCoders”, është e themeluar dhe udhëhiqet prej dy vajzave, prandaj jam shumë e lumtur që në vendin tonë ka nisur të rritet vetëdija që programimi ose teknologjia, nuk janë profesione vetëm meshkuj. Unë i rekomandoj vajzat që të orientohet në fushën e teknologjisë, sepse me qenë një programere është shumë e lehtë, mund të punosh prej ngado që je, ke një punë me fleksibilitet dhe thjesht profesionet e së ardhmes janë të drejtuara në fushën e teknologjisë.”
Duke iu ofruar grave dhe vajzave qasje dhe siguri në teknologji, ofrohet zhvillim dhe përparim i gjithë shoqërisë!