Me qëllim të përqendrimit të vëmendjes ndërkombëtare mbi tendencat e reja në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë si dhe për rëndësinë e problemeve të lidhura me lëndimet, sëmundjet dhe vdekjet në mbarë botën, sot (28 prill) shënohet ‘Dita Botërore për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë’. Në këtë ditë, sindikatat kudo në botë përkujtojnë dhe nderojnë viktimat e aksidenteve në punë dhe sëmundjeve të shfaqura nga kryerja punëve të ndryshme.
Në këtë datë, në shumë vende të botës, autoritetet kombëtare, sindikatat, organizatat e sigurisë dhe të shëndetit në punë si dhe punëdhënësit, organizojnë aktivitete të shumta për përmirësimin e kushteve të punës për të gjithë, ruajtjen e jetës, shëndetit, mbrojtjen fizike dhe mendore të punëmarrësve, që përfshihen në procesin e prodhimit. Sipas statistikave, çdo vit në Bashkimin Evropian, më shumë se 5.500 njerëz humbin jetën, si pasojë e aksidenteve në vendin e punës.