Në shenjë mirënjohjeje për ata që gjenden pranë jush, kur shëndeti juaj është në rrezik, duke të dërguar në urgjencë, duke bartur medikamentet e duhura, nga një spital në tjetrin si dhe duke trajtuar pacientë që janë në izolim, sot 20 gusht, shënohet “Dita Ndërkombëtare e Transportuesve Mjekësorë”.
Historia e Transportit Mjekësor mund të gjurmohet që nga Lufta e Parë Botërore, ku Ambulancat në terren transportonin ata që kishin nevojë për kujdes mjekësor, në objekte ku ata mund të trajtoheshin.
Pavarësisht nëse jeni duke u nxituar në autostradë, me një ambulancë pas një aksidenti tragjik ose duke u marrë një trajtim mjekësor, mos harroni që këta profesionistë, burra dhe gra, kalojnë jetën e tyre duke mbrojtur shëndetin tonë.