Duke ditur që vetëm toleranca ndaj njeri-tjetrit mund të sigurojë mbijetesën e komuniteteve të përziera, Organizata e Kombeve të Bashkuara, në vitin 1996, vendosi që data e sotme 16 nëntor, të shënojë “Ditën Ndërkombëtare të Tolerancës”. Në shënimin e kësaj dite, Kombet e Bashkuara janë të angazhuara për forcimin e tolerancës, për të nxitur mirëkuptim të ndërsjellë midis kulturave dhe popujve të ndryshëm.
Pikërisht për këtë ditë, Radio KFOR-i intervistoi disa dëgjues, të cilët mendonin gjithashtu se pa tolerancë, bota nuk do të kishte me qenë një vend i mirë për të gjithë: “Përshëndetje, jam Besnik Rama. Unë mendoj se të gjithë duhet të jemi tolerant, duke filluar nga familja, shoqëria e më gjerë. Vetëm duke pasur tolerancë për mendime të ndryshme, për besime të ndryshme dhe ndaj kombësive të tjera, ne mund ta ndërtojmë një shoqëri të mirë.”
Të njëjtin mendim kishte edhe dëgjuesi tjetër, Petar Gjorgjeviq (Petar Đorđević): “Toleranca është pranimi i dallimeve të njerëzve të tjerë, pranimi i kulturës, qëndrimeve, ideve dhe mënyrave të tyre të jetës si dhe gatishmëria për të bashkëpunuar me njerëz që janë ndryshe nga ne, për çfarëdo arsye.”
Diversiteti i shumë besimeve, gjuhëve, kulturave dhe etnive të botës sonë, është një thesar që na pasuron të gjithëve!