Me rritjen e numrit të konflikteve në botë, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 2017, vendosi që data e sotme, 12 dhjetor ti dedikohet “Ditës Ndërkombëtare të Neutralitetit”, e cila promovon rëndësinë e marrëdhënieve paqësore, miqësore dhe reciprokisht të dobishme midis vendeve të ndryshme të botës.
Kur një vend është neutral, kjo do të thotë se ai vend nuk merr pjesë në luftëra apo konflikte. Një nga shembujt më të njohur të neutralitetit, është vendi i Zvicrës.
Ruajtja e neutralitetit nuk është një arritje e lehtë, prandaj këto vende ndihmojnë vende të ndryshme për të kaluar konfliktet, duke dërguar njerëz për konsultime joformale dhe negociata. Ndërmjetësimi i suksesshëm i konfliktit kërkon një sistem adekuat mbështetës për t’u ofruar të dërguarve ndihmën dhe këshillat e duhura të stafit dhe për të siguruar që bisedimet të kenë burimet e nevojshme logjistike dhe financiare.