Që nga viti 1997, më 4 prill, shënohet “Dita Ndërkombëtare e Ndërgjegjësimit ndaj Minave” kur Kombet e Bashkuara themeluan “Shërbimin për Veprim ndaj Minave” (UNMAS), me qëllim të ndërgjegjësimit dhe edukimit të publikut për rreziqet që vijnë nga minat.
Në këtë “Ditë Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit ndaj Minave’, konfirmohet angazhimi për çrrënjosjen e dëmit të tmerrshëm të shkaktuar nga minat si dhe për të qenë afër atyre që janë të prekur nga shpërthimi i tyre.
“Shërbimi për Veprim ndaj Minave” punon në mbrojtjen e jetëve dhe ndërtimin e paqes, mbron njerëzit nga kërcënimi i mjeteve shpërthyese, mundëson qasje humanitare, rikuperim të hershëm dhe përdorim produktiv të tokës së ndotur më parë, lehtëson përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara, duke përfshirë edhe personat e lënduar nga mjetet shpërthyese.