Ndërgjegjja i ndalon njerëzit të kryejnë krime kundër të tjerëve, prandaj Organizata e Kombeve të Bashkuara, më 19 korrik të vitit 2019, vendosi që data e sotme 5 prilli, të shënoj “Ditën Ndërkombëtare të Ndërgjegjes”.
Vlerat thelbësore që qëndrojnë në themel të kësaj dite, përfshijnë paqen, tolerancën, mirëkuptimin, solidaritetin dhe përfshirjen, prandaj edhe udhëheqësit globalë në platformën e OKB-së, pajtohen se paqja dhe stabiliteti në botë nuk mund të arrihen, pa promovuar harmoni ndërkulturore.
“Dita Ndërkombëtare e Ndërgjegjes” shënohet për të nënvizuar rëndësinë e ndërgjegjes dhe rolin e ndërgjegjes në ndalimin e njerëzve që të dëmtojnë të tjerët gojarisht, fizikisht, seksualisht ose mendërisht si dhe për të nënvizuar se secili ka të drejtën për të jetuar në paqe dhe siguri.