“Dhurojini fëmijës një libër, dhurojini fëmijës një festë”, ky është dhe slogani i kësaj dite. Librat ndihmojnë fëmijët për të formuar një zakon leximi, prandaj duhet t’u ofrohet atyre si një dhuratë e çmuar.
Dita e sotme ‘Dita Ndërkombëtare e Librit’, 2 Prilli, festohet që nga viti 1967 dhe përkon me ditën e ditëlindjes së shkrimtarit shumë të dashur për fëmijë, Hans Christian Andersen, për këtë arsye kjo datë është shpallur si ditë e veçantë dhe e nxitjes për t’ju bërë atraktive leximin fëmijëve.
Në këtë kohë që ne po qëndrojmë në shtëpi, Radio KFOR-i ju propozon tre libra për më të dashurit tanë, fëjmijët, që të kenë një imagjinatë më të zhvilluar dhe t’ju bëjmë botën me ngjyra dhe më interesante edhe gjatë qëndrimit në shtëpi:
– “Na ishte një herë” nga Jakob Grimm dhe Wilhelm Grimm; ‘Na ishte një herë’, katër fjalë të thjeshta që edhe pas më shumë se dy shekujsh ende kanë të njëjtin ndikim, duke i çuar lexuesit në një botë misteresh dhe çudirash. Një përmbledhje e përrallave me të cilat jemi rritur si: Borëbardha, Bukuroshja e fjetur, Kësulëkuqja përrallat e vëllezërve Grimm, të cilat nuk njohin kohë.
– “Pinoku” nga Karlo Kolodi; Ky personazh është aq i dashur për fëmijët, por njëherësh aq “djegës” për vesin e tij të mashtrimit dhe gënjeshtrave të tij, saqë gjithmonë nxit lexime dhe provokon lexues në çdo kohë. Krijesa prej druri e zdrukthtarit, Geppeto, në një fshat në afërsi të Firences, jo vetëm arrin të flasë, por edhe të dojë dhe të ëndrrojë…
– “Çarli dhe fabrika e çokollatës” nga Roald Dahl; Autori, Roald Dahl, sjell në këtë libër historinë e Charlie Bucket, i cili është një nga 5 fëmijët fatlumë që kanë fituar një biletë hyrëse në fabrikën e çokollatës së Uilli Uonka…