Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e ka vendosur datë e sotme, 23 Shtatorin, si ‘Ditë Ndërkombëtare të Gjuhës së Shenjave’, me qëllim të rritjes së vetëdijesimit për rëndësinë e gjuhës së shenjave dhe realizimin e plotë të të drejtave të njeriut për njerëzit e shurdhër.
Në botë jetojnë më shumë se 70 milionë njerëz të shurdhër, 80% e të cilëve vijnë nga vende në zhvillim. Kjo kategori e shoqërisë sonë, përdor më shumë se 300 lloje të gjuhëve të shenjave.
Kjo ditë shënohet pikërisht në ‘Javën Ndërkombëtare të të Shurdhërve’, për të cilën ka dhënë më shumë detaje Kryetari i Shoqatës Kosovare të të Shurdhërve në Kosovë, z. Armend Ademi, i cili për Radio KFOR-in tha: “Java Ndërkombëtare e të Shurdhërve shënohet me qëllim që shoqëria jonë të vetëdijesohet sa më shumë për komunitetin e të shurdhërve. Jo vetëm gjatë kësaj dite, mirëpo gjatë tërë kësaj jave ne kryesisht tregojmë për të arriturat dhe sfidat me të cilat ballafaqohet kjo kategori e shoqërisë sonë.”
Shoqatës Kosovare e të Shurdhërve, për nder të kësaj dite gjithashtu organizon konferencë si dhe tërë java i kushtohet shënimit të kësaj dite, e cila fillon sot (23.09.2021) nga ora 09:00.