Sot (15 tetor), shënohet ‘Dita e Sigurisë së Shkopit të Bardhë’, e cila është një kremtim kombëtar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që festohet që nga viti 1964.
Kjo datë është caktuar për të festuar arritjet e njerëzve të verbër ose me shikim të dobët, përmes simbolit të rëndësishëm të të verbërve, shkopit të bardhë. Shkopin e bardhë detyrohet ta përdorë edhe Melihate Berisha, e cila duke qenë e verbër, sigurinë më të madhe e ndjenë kur ka pranë vetes shkopin e saj: “Nuk mund të lëviz dot pa shkopin tim, ai për mua është shkopi magjik, sepse pa të nuk mund as të ecë dhe as të kryej punët e mia, sado të kufizuara që i kam. Mund të them që vështirësitë e neve të verbërve, apo të tjerëve me shikim të dobët, janë të mëdha, për shkak të infrastrukturës së dobët nëpër rrugë dhe mungesës së shtigjeve, ku ne do të mund të lëviznim lirshëm”, pohoi për Radio KFOR-in, znj. Berisha.
Shkopi i bardhë është një mjet që u jep pavarësi njerëzve të verbër dhe me shikim të dobët si dhe që u bënë të mundur atyre, që të lëvizin në mënyrë të sigurt, të vetëm dhe pa ndihmën e askujt.