Me 15 tetor të vitit 1973, bashkëthemeluesi i bendit të famshëm Rolling Stones, Keith Richards, u shpall fajtor për trafikim me drogë nga një gjykatë në Francë. Ai u dënua me një vit burgim me kusht dhe një gjobë prej 5 mijë frangash. Atij iu kishte ndaluar hyrja në Francë për dy vitet e ardhshme.
Në këtë datë të vitit 1988 bendi Bon Jovi, qëndruan për katër javë në pozitën e pare të top listës së albumeve më të mira në SHBA me albumin e katërt ‘New Jersey’.
Në po këtë datë të vitit 2013, një zingjir i kinemave amerikane ia ndaloi hyrjen këngëtares së famshme Madonna, pasi ajo ishte zënë duke shkruar tekste gjatë shfaqjes së një filmi. Ajo po merrte pjesë në Festivalin e Filmit në New York, dhe derisa po shfaqej në ekran filmi “12 Years a Slave”, dikush nga audienca i kërkoi të mos shkruante tekste, por të shikonte filmin.