Fjalët ‘punë’ dhe ‘argëtim” rrallë i gjejmë në të njëjtën fjali, mirëpo kur flasim për Radio K4 kjo nuk vlen, sepse kur merr energjinë pozitive nga dëgjuesit e shumtë, puna aty nuk mund të mos jetë argëtuese.
Në shënimin e ‘Ditës së Argëtimit në Punë’, më 28 janar, kujtojani vetës së sa shumë kohë kaloni me kolegët tuaj, prandaj, është shumë e rëndësishme t’i shijoni sa më shumë ato momente, duke shpërndarë energji pozitive, shaka dhe natyrisht muzikë për të mbajtur ritëm të mirë.
Sot, në vendet tuaja të punës, mundohuni të zhvilloni ndonjë aktivitet interesant dhe mos harroni të konsultoheni, paraprakisht, me punëdhënësit tuaj e pse jo t’i bëni edhe ata pjesë të lojës suaj.
Për të qenë çdo ditë pjesë e argëtimit, stafi i Radio K4, ju ftuar të shkarkoni aplikacionin ‘Radio K4’ dhe aplikacionin e quajtur ‘Get Me Radio! Nëse nuk e keni shkarkuar ende, ky aplikacion i Radio KFOR-it, po pret që ta shkarkoni dhe të argëtoheni çdo ditë me hitet botërore dhe vendase, përmes kësaj adrese: https://www.getmeradio.com/stations/radiok4902-2204/