Me qëllim të ngritjes së vetëdijes për rëndësinë që kanë veshkat në shëndetin tonë dhe zvogëlimin e pasojave nga sëmundjet e veshkave dhe problemeve shëndetësore, sot (10.03.22), në mbarë botën shënohet ‘Dita Botërore e Veshkave’.
1 në 10 persona të rritur, në mbarë botën, vuajnë nga sëmundja kronike e veshkave, e cila po që se nuk trajtohet, mund të jetë edhe vdekjeprurëse, përderisa zbulimi i hershëm lejon kujdesin dhe menaxhimin e sëmundjes. Veshkat janë organe të cilat kanë role të shumta biologjike, ato rregullojnë ekuilibrin e ujit në trup dhe përbërësve të tjerë kimikë në gjak si: sodiumi, potasi, fosfori dhe kalciumi, eliminojnë një sërë toksina nga trupi ynë, prodhojnë disa hormone, p.sh. reninën që ndikon në presionin arterial, nxisin prodhimin e qelizave të kuqe në palcën e kockave dhe marrin pjesë në prodhimin e formës aktive të vitaminës D.
Këtë vit, Shoqata e Neurologëve të Kosovës, organizon program me temën ‘Shëndeti i veshkave për të gjithë’, përfshirë Konferencën Shkencore, e cila do të mbahet në Hotel Prishtina Internacional, nga ora: 11:00 deri 15:00, ku ligjërues do të jenë Prof. Ulkem Cakir nga Turqia, Dr. Ajet Xhafa, specialist i Urologjisë dhe Prof. Asoc. Dr. Lidvana Spahiu, specialiste e Pediatrisë.