Këtë të diel (13.03.22), kinemaja Cineplexx do të organizoj ngjarjen ‘Dita e Familjes’, me shfaqjen e premierës së filmit të animuar nga Pixar dhe Disney, ‘Turning Red’. Filmi në fjalë, flet për një vajzë 13-vjeçare të quajtur Mei Lee, e cila kthehet në një pande gjigante të kuqe, sa herë që emocionohet shumë.
‘Dita e Familjes’ do të organizohet në të dy kinematë e Cineplexx, në Prishtinë dhe Prizren, duke filluar nga ora 11:30, ku do të ketë edhe shumë shpërblime dhe aktivitete, për pjesëmarrësit e këtij eventi. Sa i përket informacioneve rreth biletave, ato tashmë janë në shitje dhe për më shumë informata vizitoni faqen e Cineplexx, në: www.cineplexx-ks.eu