Me qëllim të rritjes së vëmendjes së opinionit ndërkombëtar në lidhje me analfabetizmin, e cila fatkeqësisht, është prezent në shumë shoqëri të botës, Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), në vitin 1966, shpalli 8 shtatorin si ‘Ditën Botërore të Shkrimit dhe Leximit’.
Për të ditur gjendjen e përgjithshme të ndjekjes së mësimit në Kosovë, Ministria e Arsimit e Shkencës e Teknologjisë dhe Inovacionit (MASH) dhe Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) kanë ofruar ‘Publikimin e Statistikave të Arsimit 2019/20’, që mund t’i gjeni në këtë adresë elektronike: http://masht.rks-gov.net/ dhe në ueb faqe të ASK-së: http://ask.rks-gov.net
Pavarësisht angazhimeve të institucioneve arsimore, pandemia COVID-19 ka penguar mësimet e fëmijëve, të rinjve dhe të rriturve në një shkallë të paparë, në gjithë botën. Nga një gjë e tillë u prek edhe Kosova, ku shkaku i rritjes së numrit të të infektuarve me COVID-19 bëri që procesi mësimor të shtyhet deri më 13 shtator.