Duke ditur që Radio KFOR-i përkrah artistët e rinj, kësaj radhe do t’ju prezantoj Elmir Dedushin, një artist të ri, i cili pretendon që me punën e tij të pandalshme, të arrijë suksese të pafundme. Artisti i ri, Dedushi, për Radio KFOR-in tregoi se për artistët e rinj, nuk është i lehtë depërtimi: “Është vështirë të depërtosh në industrinë muzikore, për shkak se shumë pak njerëz dëgjojnë për ne. Por, ne duhet të mos ndalemi dhe të mos e humbim shpresën, sepse suksesi gjendet vetëm një shkallë më lartë.” Përveç këngës që e ka në zemër dhe është i dhënë pas zhanreve hip-Hop-it dhe rap-emocional, Elmiri është edhe producent për Beats/Instrumentale dhe Mixim. Vetëm tre ditë më parë, artisti i ri, publikoi edhe këngën e tij më të re, të titulluar “Heartless”, e cila flet për dashuri: “E di që ka të rinj të cilët janë të lënduar shkaku i dështimit në dashuri, prandaj përmes këngëve të mija, dua t’i ndihmojë ata për ta kaluar këtë periudhë që secili i ri e kalon. Vargjet e mija janë të shkruara nga zemra dhe nuk e kam asnjë person që i kam kushtuar kënge përveç nenës, e cila më përkrah gjithmonë dhe e meriton çdo fjalë që e kam shkruar dhe kënduar për të”, kështu tha Elmiri dhe më tutje na tregoi se më 11 shtator, do të bëjë edhe publikimin e albumit të tij të parë, i cili po ashtu do të titullohet “Heartless”. Për fund, duke i uruar shumë suksese Elmirit dhe artistëve të rinj, ju tregojmë se Radio KFOR-i do të mbetet një derë e hapur për ta, për të promovuar sukseset e tyre!