Çdo 8 gusht, bota shënon ‘Ditën Universale të Pafundësisë’’, e cila fillimisht u konceptua dhe u krijua nga filozofi, poeti, gazetari dhe autori i fantashkencës, Jean-Pierre Ady Fenyo.
Si filozof, ai u bë i njohur në vitin 1987 si ‘Njeriu origjinal i këshillave falas në qytetin e Nju Jorkut’ dhe qëllimi i tij për të festuar jetën përmes të menduarit të lirë, duke promovuar artin, filozofinë dhe shkencën, u përhap me shpejtësi në të gjithë globin. Që atëherë, njerëzit vazhdojnë të festojnë lirinë e të menduarit.
‘Dita Ndërkombëtare e Pafundësisë’, doli për herë të parë në dritë në vitin 1987 dhe është festuar në formën e demonstratave paqësore, jo të dhunshme dhe të ligjshme për hetimin filozofik, lirinë e shprehjes, lirinë e fjalës dhe etikën në shoqëri, në të gjithë botën. Më pas, themeluesi e çoi atë në qytete të ndryshme në SHBA dhe Evropë.