Sot (12 dhjetor), shënohet ‘Dita Botërore e Mbulimit Shëndetësor Universal’ e cila ka për qëllim vetëdijesimin rreth mbulimit shëndetësor si dhe të sigurojë që të gjithë njerëzit, kudo në botë, të marrin shërbimet shëndetësore cilësore që u nevojiten pa vështirësi financiare.
Që nga viti 2016, në gjithë botën, udhëheqës kompetent shëndetësor ngritin zërin e tyre dhe bëjnë thirrje për investime më të zgjuara në shëndetësi dhe ti kujtojnë botës domosdoshmërinë e mbulimit shëndetësor universal. Mbulimi shëndetësor universal ka një ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin e përgjithshëm të njerëzve. Qasja në shërbimet shëndetësore, u mundëson atyre të jenë më produktivë dhe të jenë kontribuues aktivë për familjet e tyre dhe komunitetin ku jetojnë e veprojnë!