Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, më 26 nëntor të vitit 2007, vendosi që data e sotme, 20 shkurti të shënohet si “Dita Botërore e Drejtësisë Sociale”. Kjo ditë shënohet për të mbështetur përpjekjet e një zhvillimi të qëndrueshëm, çrrënjosjen e varfërisë, promovimin e punësimit të plotë, punës së denjë, mbrojtjes sociale universale, barazisë gjinore dhe qasje në mirëqenien sociale dhe drejtësinë për të gjithë.
“Thirrja për Drejtësi Sociale në Ekonominë Digjitale”, është motoja e këtij viti për “Ditën Botërore të Drejtësisë Sociale”.
Si pasojë e pandemisë CoViD-19, që nga fillimi i vitit 2020, shumë kompani janë detyruar të punojnë nga distanca, duke përforcuar edhe më tej rritjen dhe ndikimin e ekonomisë digjitale.