Nicole Elikolani Prescovia Scherzinger, ka lindur më 29 qershor, 1978 në Hawaii, por është rritur në Luisville, ku ishte zhvendosur në moshën 6 vjeçare, bashkë me nënën e saj, pas shkurorëzimit të prindërve. Ajo ka ndjekur shkollën e lartë të artit, për të vazhduar më pas studimet në Universitetin “Wright State”, në Dayton të Ohio’s.
Ajo kishte nisur karrierën e saj në muzikë si vokaliste mbështetëse për grupin e rock-ut të viteve të 90-ta, “Days of the New”. Më 2001, Scherzinger vendosi të garonte në sezonin e parë të shfaqjes televizive “WB Popstars”, ku kishte fituar rolin e vokalistes kryesore në grupin e vajzave “Eden’s Crush”.
Debutimin më të madh në karrierë, e famshmja Nicole Scherzinger, e bëri kur iu bashkua grupit të famshëm të vajzave në Los Angeles, Pussycat Dolls. Madje, ajo u bë vokalistja kryesore e këtij grupi. Scherzinger bashkëpunoi në projekte të ndryshme muzikore me artistë të famshëm, si: P.Diddy, Rihanna, Avant, Will Smith dhe Belinda. Pavarësisht angazhimit që kishte me grupin Pussycat Dolls, Scherzinger arriti të lansojë edhe albumin e saj të parë solo “Her Name Is Nicole”.
Ajo ka qenë pjesë e jurisë në garën televizive amerikane “The Sing Off”. Edhe në vitin 2010, ajo kishte vazhduar angazhimin si anëtare e jurisë në spektaklin televiziv, në sezonën e 10-të “Dancing with the Stars” si dhe sezonin e shtatë “X-Factor” , në Britani të Madhe.
Scherzinger ka sjell shumë këngë të cilat janë kthyer në hite, ajo ka qenë gjithmonë afër publikut të saj përmes turneve të shumta të cilat janë padyshim organizime madhështore. Ne po presim që shumë shpejtë ta shohim së bashku me anëtaret tjera të Pussycat Dolls, në koncertet të cilat janë paraparë të realizohen si pjesë e rikthimit të grupit.