‘Dita Ndërkombëtare e Birrës’ festohet të Premten e parë të çdo muaji Gusht, e themeluar në vitin 2007 në Santa Cruz, të Kalifornisë nga Jesse Avshalomov.
Që nga fillimi i saj, Dita Ndërkombëtare e Birrës është rritur nga një ngjarje e vogël e lokalizuar në Shtetet e Bashkuara perëndimore, në një festë mbarë botërore që përfshin 207 qytete, 80 vende dhe 6 kontinente. Bullgarët vlerësojnë lartë birrën vendëse dhe për këtë arsye ata mbajnë vendin e parë sa i përket konsumimit të saj në botë.
Konsumuesi i shpeshtë i birrës është edhe Blerim Hoxha, i cili për Radio KFOR-in tregoi se përse e pëlqen aq shumë këtë pije: “Ku janë miqtë e mirë, padyshim që janë edhe birrat me ndonjë meze të ftohtë në tavolinë. Unë jam konsumues gati i rregullt i tyre dhe nuk mundem ta paramendoj mbrëmjen, qoftë para TV-së, ose kudo tjetër pa birra”.
Nuk dihet se kush e shpiku birrën, por historia e kësaj pije daton shumë kohë më parë dhe vazhdon të konsumohet me shumicë edhe përgjatë ditëve të sotme, duke u renditur si pija më e konsumuar e treta me radhë, pas ujit dhe çajit.