Që nga viti 2012, kudo në botë, shënohet ‘Dita Botërore e Artit’, e cila është një festë ndërkombëtare e arteve të bukura, që mbahet çdo vit, më 15 prill, që nga viti 2012.
Kjo ditë, u krijua nga Shoqata Ndërkombëtare e Artit, bazuar në idenë e propozuar në Asamblenë e 17-të të Përgjithshme në Guadalajara, ku komiteti e miratoi njëzëri. Kjo datë përkon me ditëlindjen e piktorit, skulptorit, shkrimtarit, mendimtarit, filozofit, matematikanit dhe novatorit të madh italian Leonardo da Vinci.
„Dita Botërore e Artit“ synon të promovojë vlerat që arti ka sjellë në botë, duke ngritur ndërgjegjësimin e publikut për rëndësinë e veprimtarisë krijuese të tij.
Kujtojmë që për herë të parë kjo festë u shënua më 15 Prill të vitit 2012, mbështetur nga komitetet kombëtare të Shoqatës Ndërkombëtare të Artit, Komitetet kombëtare të Suedisë, Francës, Afrikës së Jugut, Sllovakisë dhe Venezuelës, me ç’rast organizohen ngjarje të ndryshme kulturore për nder të Leonardo da Vinci-t.