Këtë vit, ‘Dita Botërore e Aftësive të Rinisë’ do të zhvillohet në një kontekst sfidues, pasi që masat e pandemisë dhe bllokimit të COVID-19 kanë çuar në mbylljen e të gjitha Institucioneve në mbarë botën, qoftë të arsimit po ashtu edhe të aftësimit teknik dhe profesional, duke kërcënuar vazhdimësinë e zhvillimit të tyre.
Sipas një studimi të kryer nga Institucioni për edukim dhe aftësim teknik dhe profesional, ‘TVET’,në bashkëpunim me UNESCO-n, Organizatën Ndërkombëtare të Punës dhe Bankën Botërore, raportuan se trajnimi në distancë është bërë mënyra më e zakonshme e shkëmbimit të aftësive, ndonëse me vështirësi të konsiderueshme.
Para krizës aktuale, të rinjtë e moshës 15-24 vjeç, kishin tre herë më shumë të ngjarë se të rriturit të ishin të papunë dhe shpesh përballeshin me një periudhë të zgjatur të tranzicionit shkollë-punë.
Tani, derisa të rinjtë vazhdojnë të shfaqin përshtatshmërinë dhe rezistencën e tyre në këtë kohë sfiduese, UNESCO u bën thirrje të gjithë të rinjve të paraqesin histori me video se si po e kalojnë këtë periudhë të vështirë edhe për ta.