Aksidentet në trafik rrezikojnë jetën e mijëra njerëzve çdo vit në botë. Bazuar në raportin ‘Dekada e sigurisë 2010-2019’, publikuar nga ‘Ministria e Infrastrukturës të Kosovës’, nga viti 2010 deri në vitin 2019, në rrugët e Kosovës kanë humbur jetën 1,317 persona si dhe janë lënduar mbi 5. 000 persona.
Ministri Arban Abrashi i cili ka folur rreth këtij raporti ka shtuar se çdo vit në botë humbin jetën nga aksidentet rrugore rreth 1.3 milion njerëz. Ai ka shtuar se bazuar në këtë raport do ta kenë më të lehtë të ndërmarrin masa për të parandaluar aksidentet në trafik: “Ky raport ka material të rëndësishëm që të na udhëzoj në parandalimin e aksidenteve. Aksidentet rrugore janë bërë shkak kryesor i vdekjes. Për të rritur nivelin është e nevojshme të hartohet një plan rreth masave të zbatuara. Në vendin tonë ka rritje të automjeteve dhe siguria rrugore është bërë problem në shoqërinë tonë”.
Sa i përket periudhës nënte vjeçare, në Kosovë numri i aksidenteve është rritur për 2.9%.