Në vendin tonë, për fat të mirë, gjatë javëve të fundit kemi rënie të rasteve pozitive me Covid-19. Procesi i vaksinimit gjithashtu është duke u përmbushur me sukses, duke u parë si mënyra më e mirë për tu mbrojtur nga ky virus.
Sipas raportit të fundit të IKSHP-së, janë shënuar gjithsej 38 raste të reja me Covid-19, 185 pacientë janë shëruar nga ky virus, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit, jetën kanë humbur dy persona.
Imunizimi përmes vaksinimit po shihet si rruga e duhur në luftë me Covid-19, e sipas raportit në fjalë, së fundmi janë vaksinuar edhe 8.777 qytetarë, duke arritur kështu në 815.271 qytetarë të vaksinuar më dozën e parë dhe 573.312 të vaksinuar edhe me dozën e dytë, derisa në tërësi nga fillimi i vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës, janë dhënë 1.388.583 doza të vaksinës anti-covid.