Nesër (6 prilli) është ‘Dita Ndërkombëtare e Sportit për Zhvillim dhe Paqe’, e Kombeve të Bashkuara e cila shënohet që nga viti 2013, duke shënuar edhe hapjen e Lojërave Olimpike, të para moderne në Athinë ,në vitin 1896.
‘Dita Ndërkombëtare e Sportit për Zhvillim dhe Paqe promovon’ një stil jetese të shëndetshme dhe thekson përqendrimin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) në ofrimin e qasjes së njerëzve në sport.
Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) kanë një angazhim të gjatë për përdorimin e sportit si një mjet për ndryshime sociale dhe kanë punuar së bashku në shumë projekte ndër viteve, duke përdorur ngjarje sportive, të tilla si Lojërat Olimpike, për të kapërcyer mirëkuptimin kulturor dhe për të përmirësuar arsimin, shëndetin, zhvillimin ekonomik dhe social.