Organizata për Talent dhe Arsim “Toka”, është duke e organizuar Kampin e Super-Vullnetarëve, i cili ka filluar dje (4 prill) dhe do të zgjasë deri më 9 prill, në Qendrën Rekreative të Gërmisë, në Prishtinë. Kampi gjashtë-ditor ka mbledhur 40 të rinj nga e gjithë Kosova për një javë plot punë, argëtim dhe mësim. Ky kamp do t’u zhvilloj atyre shkathtësitë e punës në ekip, të komunikimit, të zgjidhjes së problemeve dhe punës me dru. Realizimi i këtij kampi mbështetet nga “Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën”, financiuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Kampi poashtu përkrahet nga Komuna e Prishtinës.