Data e sotme, 14 shkurti, shënon atë që ndryshe njihet si dita e Shën Valentinit. Është dita kur njerëzit më shumë se çdo ditë tjetër, ia shfaqin dashurinë një personi tjetër, përmes fjalëve, dhuratave të ndryshme, duke përfshirë dërgimin e kartolinave, luleve apo edhe çokollatave. Kryesisht besohet se Shën Valentini kishte qenë prift nga Roma, gjatë shekullit të tretë.
Dita e Shën Valentinit është traditë mjaft e vjetër dhe besohet se ka origjinën nga një festival romak.
Besohet se si pjesë e kremtimeve të ndryshme, djemtë kishin tërhequr emra të vajzave nga një kuti. Pastaj, me vajzën të cilës ia kishin tërhequr emrin nga kutia, ishin sjellë si çift gjatë festivalit dhe ndonjëherë këto takime kishin përfunduar edhe me martesë.
Më vonë, kisha vendosi që këtë festival ta shndërronte në festë të përvitshme, për nder të Shën Valentinit.