Shumë çifte, janë detyruar të anulojnë apo të shtyjnë datat e dasmave të tyre, për shkak të situatës pandemike, duke ju prishur planet për realizimin e ahengjeve me shumë dasmorë. Kur bëhet fjalë për të organizuar një martesë me dasmorë gjatë pandemisë COVID-19, respektimi i masave të sigurisë mbetet sërish në fuqi.
Në këtë situatë të brishtë, ata që domosdoshmërish duan të lidhin dashurinë e tyre me martesë dhe me shumë të ftuar, detyrohen që dasmat e tyre t’i organizojnë komfor masave të caktuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHP), bazuar në vendimin e Qeverisë së Kosovës. Sipas IKSHP-së, ndalohen të gjitha grumbullimet me rrezikshmëri të lartë të shpërndarjes së infeksionit, me më shumë se 30 persona në një vend (mbledhje, seminare, trajnime dhe dasma).