Muajt e fundit të këtij viti, do të jenë shumë të pasur me ngjarje kulturore në vendin tonë.
Në muajin tetor, më saktësisht në datat 14 deri më 20 tetor, në Prishtinë vjen festivali i përvitshëm “Prishtina International Vocal Fest” apo ndryshe i njohur si “PriVocalFest 2024”.
Ky festival po organizohet tash e gjashtë vite me radhë dhe mbetet një ngjarje e veçantë që krijon një platformë të mrekullueshme për artistët e muzikës vokale, duke ndarë zërat e tyre me audiencën dhe për të ndërthurur emocionet me muzikën, duke zgjeruar horizontet.
Festivali në fjalë, do të hapet me mexosporanon e njohur Flaka Goranci, teksa e këtij festivali do të jenë edhe Kori dhe Orkestra e Filharmonisë së Kosovës, Kejsi Haxhija, pianisti Melos Buza dhe solistja e operas Zoya Petrova.







