Revista ‘FOR YOU’, është publikimi i vetëm në Kosovë, i cili i dedikohet tërësisht të rinjve, e cila tash e më shumë se dy dekada është kthyer në një markë të njohur dhe të pëlqyer nga të rinjtë anekënd Kosovës. Përmes artikujve të saj, promovohen vlerat pozitive të shoqërisë, si paqja, toleranca, mirëkuptimi i ndërsjellë, arsimimi, etj. Në numrin e ardhshëm të kësaj reviste mund të gjeni rubrika të ndryshme, në mesin e tyre edhe rubrikën ‘Music Box’, e cila përfshin intervistat me këngëtarët Ermal Demiri dhe Sanja Vucic.
Shkolla e muajit, kësaj radhe i përket shkollës “Loyola Gymnasium”, ndërsa në rubrikën ‘World Around Us’, do të gjeni destinacionet më romantike të botës. Rubrikat tjera si ‘Do it yourself’, ‘Moviemania’, ‘Health and Sports’, etj do të jenë po ashtu përbërëse të kësaj reviste, të cilat ju ftojmë t’i lexoni në numrin më të ri të saj.
Theksojmë se Revista ‘For You’, synon të zhvillojë kreativitetin dhe imagjinatën e fëmijëve, duke përfshirë artikuj mbi shkencën, artet, sportin dhe histori frymëzuese. Ajo ofron gjithashtu lojëra, detyra dhe aktivitete që inkurajojnë mësimin dhe zhvillimin e aftësive të reja. Me një dizajn tërheqës dhe përmbajtje të pasur, revista është një burim i shkëlqyer për të rinjtë që kërkojnë argëtim dhe informacion, në një format të thjeshtë dhe të kuptueshëm për të rinjtë.







