– Me 27 shkurt, të vitit 1999, Britney Spears shkëlqente nga fama me këngën e saj ‘Baby One More Time’, duke kryesuar top listat muzikore britanike dhe amerikane.
– Në po këtë datë, të vitit 1980, Michael Jackson fitoi çmim në ceremoninë American Music Awards dhe çmimin e parë në Grammy, për ‘Performancën më të mirë në zhanrin R&B’, për këngën ‘Don’t Stop till You Get Enough’.
– Në datën 27 shkurt, të vitit 1967, grupi Pink Floyd regjistruan këngën e tyre debutuese, të titulluar “Arnold Layne”. Kjo këngë do të ishte çelësi i suksesit për grupin, që tashmë njihen si një ndër grupet më të mëdha muzikore në histori.







