‘4-H Kosova’ po organizon ceremoninë e shpalljes së fituesve që kalojnë në fazën e mentorimit dhe fituesve të cilët do të udhëtojnë në Finlandë për shkëmbim rinor.
Ky projekt vjen pas një viti përkushtim, shumë takimeve dhe angazhimit të qindra të rinjve në komunat e Mitrovicës, Podujevës, Gjilanit dhe Gjakovës. Të gjithë të rinjtë që janë pjesë e projektit ‘Changemaker S.K.I.L.LS’, do të postojnë videot në faqen zyrtare ‘4-H Kosova’, ku do të tregojnë më shumë rreth iniciativave të tyre dhe ndryshimet që ata do ti bëjnë në komunitet. Për t’i përkrahur dhe për të ju mundësuar shkëmbimin rinor në Finlandë, duhet të pëlqeni videon e grupit dhe në këtë mënyrë ju ndihmoni që të realizojnë ëndrrën e tyre.
Vlen theksuar se ky projekt u financua përmes grantit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë.