– Sot me 2 tetor, feston ditëlindjen këngëtari i famshëm Sting, i lindur në vitin 1951 në Angli. Emri i tij i vërtetë është Gordon Matthew Thomas Sumner. Ai ishte vokalist dhe basist i bendit të famshëm The Police, deri në vitin 1985, kur filloi karrierën e tij si solo artist.
Sting ka fituar 17 çmime Grammy, tre çmime Brit Awards, përfshirë edhe atë për ‘Artistin më të Mirë Britanik’, në vitin 1994 dhe dhjetëra çmime të tjera.
– Në po këtë datë, të vitit 2002, Robbie Williams, nënshkroi një kontratë me kompaninë muzikore EMI, që arrinte shumën 80 milion funta. I pyetur se çfarë do të bënte me gjithë këto të holla, ai tha se do ti numëronte të gjitha.