Në kudër të programit “Kultura për ndryshim”, Shoqata e Kulturës “Plejada” do të organizoj edicionin e tretë të Festivalit Multietnik të këngëve tradicionale, i cili do të mbahet më 23 gusht.
Për shkak të interesimit të madh të adhuruesve të traditës, kulturës dhe këngëve tradicionale, këtë vit ky festival do të mbahet në hapësirën e stadiumit të shkollës në Grnçare, në Prizren.
Festivali respektiv do të organizohet në formën më të gjerë, ku do të marrin pjesë një numër i madh këngëtarësh tradicional, nga të gjitha komunitetet nacionale që jetojnë në Kosovë.
Në një komunikatë të lëshuar për media nga përfaqësuesit e Shoqatës “Plejada”, thuhet se çdo komunitet kombëtar do të ketë pjesën e tyre të performancës në Festival, me një numër të madh të befasive.
Me qëllim të ruajtjes, kultivimit dhe promovimit të vlerave tradicionale, vazhdon realizimi i këtij aktiviteti multietnik-kulturor, i cili pritet të jetë mbresëlënës për të gjithë pjesëmarrësit.