Prizreni edhe këtë vit ka mbledhur artdashësit duke sjellur edicionin e 17-të të Festivalit Internacional të Filmit Dokumentar ‘DokuFest’.
Filmi ‘The Raft’, me regji të Marcus Lindeen ishte filmi debutues i cili edhe hapi festivalin, ndërsa për herë të parë këtë vit do të shfaqen edhe filma të kinematografisë tajvaneze.
Disa nga filmat që do të shfaqen sonte (06.08.18), janë filmi ‘Summerhouse’ me regji të Damir Čučić, pastaj filmi ‘The Island of the Hungry Ghost’ nga Gabrielle Brady, filmi dokumentar ‘Return’ me regji të Pang-Chuan Huang dhe shumë filma të tjerë.
Në këtë festival marrin pjesë rreth 200 filma nga e gjithë bota, ndërsa festivali do të vazhdoj deri më datën 11 gusht të këtij viti.