Me moton ‚Muzika është gjuha jonë‘, më 5 maj, do të filloj festivali ‘Erdh Lezeti’ me shfaqje unike e tinguj nga e gjithë bota. Me diell, ritëm, dashuri, gëzim e lezet, organizatorët e këtij festivali, ftojnë të gjithë ata që e duan argëtim përmes muzikës, që të bëhen pjesë e një përvoje të vërtetë ballkanike, duke festuar së bashku ardhjen e verës. Në këtë festival, do të performojnë 7 Bende, me 9 orë muzikë LIVE, me mbi 45 performues, të gjitha këto përgjatë një ditë të vetme.
Biletat mund t’i gjeni në shitje online në faqen www.bit.ly/Erdhlezeti-tickets , për të cilat numri është i limituar, në Prishtinë mund t’i bleni në Dit’ e Nat’’, RaveTravel, Soma Book Station, MIQT Pub, dhe Sound Effect Prishtina (Albi mall).