31 marsi, i çdo viti, i është ndarë shënimit të “Ditës Botërore të Backup-it”, një ditë që na kujton rëndësinë e ruajtjes së të dhënave dhe parandalimit të humbjeve të informacioneve tona online. Në epokën digjitale, ku dokumentet, fotot dhe informacioni personal ruhen kryesisht në pajisje elektronike, humbja e të dhënave mund të ketë pasoja serioze, për një individ apo një kompani të tërë.
Prandaj, “Dita Botërore e Backup-it” synon të rrisë ndërgjegjësimin mbi praktikat më të sigurta të ruajtjes së informacionit, duke inkurajuar individët dhe bizneset të krijojnë kopje rezervë të rregullta, të përdorin shërbime të besueshme si dhe të mbajnë të dhënat e tyre të organizuara e të sigurta.







