Përmes aktiviteteve informuese dhe fushatave ndërgjegjësuese në mbarë botën, organizatat e shëndetit mendor synojnë të edukojnë publikun mbi simptomat, trajtimin dhe rëndësinë e mbështetjes për personat që jetojnë me çrregullimin bipolar. Sot shënohet edhe dita dedikuar ‘Çrregullimit Bipolar’, e cila synon të rrisë ndërgjegjësimin për këtë gjendje të shëndetit mendor dhe të luftojë paragjykimet që shpesh e shoqërojnë atë.
‘Dita Botërore e Çrregullimit Bipolar’, shënohet në datën 30 mars, që është edhe data e lindjes së piktorit të njohur Vincent van Gogh, i cili po ashtu ka vuajtur nga çrregullimi bipolar.
Institucionet dhe profesionistët e shëndetit mendor u bëjnë thirrje qytetarëve të kërkojnë ndihmë profesionale, nëse përballen me simptoma të çrregullimit bipolar dhe të mbështesin personat që jetojnë me këtë gjendje.







