Rëndësia e energjisë elektrike është jetike për funksionimin normal të jetës së secilit nga ne, meqë çdo industri dhe funksion i yni i përditshëm, varet nga energjia elektrike. Disa këshilla rreth ruajtjes së energjisë për ne i ndau dëgjuesja e Radio KFOR-it, znj. Shpresa Ramadani, e cila i praktikon ato në përditshmëri: “Meqenëse kursimi i energjisë është shumë i rëndësishëm për një jetë sa më kualitative për të gjithë ne, unë mundohem që ta kursej sa më shumë atë, në mënyrë që të mos më mungoj asnjëherë. Do të doja, që në këtë shekull të mos përballemi më me mungesë të energjisë elektrike, duke qenë se është bazike për një jetë normale. Kursejeni energjinë edhe në gjërat më të vogla, siç janë ndalja e dritës në ambientet ku nuk qëndroni apo largoni nga priza pajisjet që nuk janë aktualisht duke punuar.’’
Megjithatë, energjia elektrike duhet të përdoret në mënyrë racionale për të mbrojtur edhe ekonominë familjare por edhe për të mbrojtur mjedisin nga ndotjet që shkaktohen prej saj.