Çdo vit më 30 qershor, shënohet ‘Dita Botërore e Rrjeteve Sociale’, një datë që nderon ndikimin dhe transformimin që platformat sociale kanë sjellë në mënyrën se si komunikojmë, informohemi dhe ndër veprojmë.
Kjo ditë është krijuar për të reflektuar mbi fuqinë e rrjeteve sociale në ndërtimin e komuniteteve, shpërndarjen e informacionit në kohë reale dhe për t’i dhënë zë çështjeve globale. Nga aktivizmi social te marketingu digjital, nga lidhjet personale te lëvizjet politike – rrjetet sociale janë kthyer në mjete të fuqishme që formësojnë realitetin tonë të përditshëm.
Në epokën digjitale, ku çdo postim mund të ketë efekt global ‘Dita Botërore e Rrjeteve Sociale’, na kujton rëndësinë e etikës online, fuqinë e bashkëpunimit virtual dhe rolin e secilit prej nesh në krijimin e një hapësire më të shëndetshme digjitale.







