Sipas raportit të fundi të IKSHPK-së, gjatë 24 orëve të fundit, nga 100 teste, 18 persona kanë rezultuar pozitiv me CoViD-19, gjatë kësaj periudhe 10 pacientë janë shëruar dhe nuk ka pasur asnjë vdekje.
Për rastet e shtuara me ‘CoViD-19’, për Radio KFOR-in foli Specialisti i Pulmologjisë, Dr. Besim Morina:
“Gjatë këtyre ditëve kemi pasur një ngritje të rasteve të reja me Covid-19 por kjo rritje ende nuk është pasqyruar në klinikë, zakonisht rritja e rasteve pozitive manifestohet me raste ne klinikë pas një kohe, kur pacientët mund të kenë komplikime të shkaktuara nga Covid-19. Lusim për kujdes edhe pse më nuk kemi të bëjmë me një sëmundje të rëndë. Kjo nuk do të thotë që ne duhet të humbim vigjilencën, nëse vjen një valë tjetër e këtij virusi, duhet të jemi të gatshëm ta përballojmë atë.”