Këngëtarja Rona Nishliu, e cila ka përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizionin e vitit 2012 duke u renditur e 5-ta në këtë festival, këtë herë do të ketë një rol tjetër. Rona do të jetë pjesë e jurisë së festivalit ‘Destination Eurovision’ në Francë, festival që zgjedh këngën përfaqësuese të Francës në Eurovision.
Aty pritet të garojnë shtatë këngëtarë dhe një grup muzikor, ndërkaq fituesi zgjedhet nga votat profesionale të jurisë.
Ndryshe, këtë vit festivali i Euro këngës do të mbahet në Tel Aviv të Izraelit.