Sot (28.01.19), në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it në Prishtinë, Radio i KFOR-i ndau shpërblimet për fituesit e foto-garës “Toleranca”, e cila u përmbyll në Dhjetor të vitit të kaluar. Pas përmbylljes së lojës shpërblyese, fotot më të mira të përzgjedhura nga juria profesionale e Radio KFOR-it, u publikuan në instagramin e Radios, në radiokforshqip.
Në 10-të fotot e publikuara, fituese u shpallën tre foto, që mblodhën më së shumti pëlqime (Likes).
Në prani të komandantit të KFOR-it, gjeneral major, Lorenzo D’addario, Shefit të Shtabit Të Përgjithshëm të KFOR-it, John Boyd, mysafirëve nga shkolla Don Bosko, pjesëmarrësve të lojës nga komunitete të ndryshme që jetojnë në Kosovë, u bë ndarja e çmimeve për tre fituesit e parë:
Vendin e parë e zuri Florentina Krasniqi, e cila fitoi një ‘Smartphone’; të dytin Shkolla Fillore “Andon Zako Çajupi” në Mitrovicë me drejtoreshë, Melihate Meha, të cilët fituan një Smart Tablet, kurse vendin e tretë e zuri, Bujar Gashi i cili fitoi një Smart Watch.
Të rinj nga komunitete të ndryshme që jetojnë në Kosovë, patën mundësi të marrin pjesë në lojën shpërblyese të Radio KFOR-it, duke pasqyruar tolerancën si një shtyllë kryesore për një jetë më të mirë për të gjithë.