Muzicienti, Rinor Ukimeri, i ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat e ndërmarra nga institucionet për parandalimin e përhapjes së pandemisë ‘Covid 19’, siç është edhe rekomandimi për të qëndruar në shtëpi: “Mesazhi im për qytetarët është që të qëndrojnë në shtëpi, konform rregullave që i kanë vendosur institucionet përkatëse, për të kaluar sa më lehtë këtë kohë, e po ashtu që ta shfrytëzojnë atë në mënyrë sa më kualitative duke ushtruar në kitarë, pasiqë të gjithë kemi kohë, e këto njohuri për të luajtur me kitare do të na mbesin mësime për tërë jetën.”
Kujtojmë se muzicienti, Rinori, kohëve të fundit ka filluar serinë e publikimit të udhëzimeve në platformën online, për t’i mësuar të interesuarit të luajnë në kitarë, përmes video-shkollës muzikore me këngë shqipe.
Andaj, rrini në shtëpi dhe kaloni çaste sa më të këndshme, me aktivitete sa më kreative, bashkë me më të dashurit tuaj.