Për të konfirmuar gjendjen e rëndë të kulturës edhe pas kaq shumë vitesh dhe për të ringjallur shpresën për ditë më të mira, sonte (01.02.22), duke filluar nga ora 20:00, në Prishtinë do të promovohet një përmbledhje e muzikës alternative “Rilindje” dhe do të hapet “Qendra e Kulturës Alternative”.
Në një komunikatë për media në lidhje me aktivitetet në fjalë, ndër të tjera thuhet: “Më në fund ka ardhur koha jonë. Ne transmetojmë dritë përmes zërit dhe i shembim muret përmes dritës. Grupi i vogël i atyre miqve sot është shndërruar në një lëvizje më të gjerë të quajtur Defy Them. Ata angazhohen në fushën e kulturës alternative, mediave dhe edukimit. Defy Them këtë vit ka themeluar “Qendrën e Kulturës Alternative”, e cila akomodon Shkollën e Muzikës Rock, hapësirat e ushtrimeve për artistë, studio për incizime, skenën për live performanca, hapësirën ekspozuese të artit si dhe shumë aktivitete tjera.”
Qendra e Kulturës Alternative, është themeluar në një strehimore të braktisur, të cilën Defy Them e ka ri-vitalizuar.