Artisti Arzon, po i qëndron besnik fjalëve të tij. Një vit më parë kur debutoi në skenën muzikore, na kishte paralajmëruar se këtë vit, ai do të sjell shumë projekte muzikore dhe brenda kësaj kohe Arzon vërtet i solli tregut 5 projekte të reja. Projekti i tij i fundit është lansuar vetëm një ditë më parë dhe aty Arzon shfaqet shumë më ndryshe, nga se e kemi parë në projektet e kaluara.
Kësaj radhe reperi ka vendosur që t’i këndojë dashurisë. “Ride or Die”, titullohet projekti më i ri muzikor, për të cilin Arzon, i tha Radio KFOR-it së është një nga projektet më të veçanta: “Kënga ‘Ride or Die’, ka qenë një ndër këngët favorite në të cilën kam punuar. Si ekip kemi pasur bajagi punë në të edhe i kemi kushtuar shumë vëmendje dhe kohë, tash më në fund i erdhi koha që të lansohet në treg.”
Sa i përket planeve muzikore përgjatë këtij viti, Arzon tha se VN Entertainment Records, do të jenë shumë të pranishëm në treg, pasi do të sjellin shumë projekte të reja. Më poshtë lajmit mund të dëgjoni këngën më të re nga Arzon ‘Ride Or Die’: https://youtu.be/cS41I9iSmvQ