Malet sigurojnë sasinë më të madhe të ujit të freskët, rregullojnë klimën dhe cilësinë e ajrit, përfaqësojnë një të katërtën e specieve bimore dhe shtazore, ndërsa 15% e popullsisë së botës jetojnë në zona malore. Mirëpo, biodiversiteti i tyre kërcënohet nga ndryshimi i klimës, bujqësia e paqëndrueshme, shfrytëzimi i burimeve minerale, shpyllëzimi, gjuetia ilegale, shndërrimi i tokës dhe ndërtimi i tepërt. Së bashku me fatkeqësitë natyrore, e gjithë kjo çon në një mjedis të brishtë dhe të paqëndrueshëm për komunitetet lokale.
Për rëndësinë e ruajtjes së natyrës, Radio KFOR-i bisedoi me kryetarin e Klubit Alpin Prishtina, Nazmi Hasanramaj: “Duke marrë parasysh temperaturat e larta tani, ato kanë ndikuar në tharjen e gjelbërimit dhe këtë e kanë parë edhe alpinistët që dalin në terren. Meqë edhe bari është tharë, një pakujdesi e vogël e njeriut, një shkëndijë, shumë lehtë mund ta ndez dhe ta dëmtoj natyrën. Prandaj këto ditë vape, duhet të jemi të kujdesshëm sepse mundemi me i djeg dhe me i shkatërru ekosistemet e ndryshme malore, të cilat janë shumë të nevojshme për me e mbajt diversitetin e natyrës. Fatkeqësisht ka edhe shumë mbeturina që po shkaktojnë dëme në natyrë. Qelqi është armiku kryesor, prandaj duhet të kemi kujdes që mos ti dëmtojmë zonat malore.”
z.Hasanramaj, porositi gjithashtu që mbeturinat ti hedhim aty ku e kanë vendin, e jo në natyrë.